Bayern Munich nuk shkon më shumë se një barazim

22.04.2017 22:44:28

Bayern Munich nuk ka mundur të fitoj as ndaj Mainz, duke luajtur baras 2-2, të shtunën në ‘Alianz Arena’ në kuadër të Bundesligës gjermane.

Mysafirët më mirë e nisen lojën dhe përmes Kerkiç (3’) kaluan në epërsi prej 0-1. Arjen Robben (16’) barazon shifrat në 1-1, duke kthyer në lojë skuadrën ‘bavareze’.

Por, përsëri skuadra mike kalon në avantazh, kësaj radhe me anë te Brosinski (40’). Skuadra e Carlo Ancelottit në pjesën e dytë bëri më shumë presion drejt skuadrës mysafire, duke barazuar rezultatin në 2-2 me ane te Alcantar-s, por kjo ishte krejt çfarë bën kampionët në fuqi te Gjermanisë.

Bayern Munich vazhdon të kryesoj tabelën me 70 pikë, e ndjekur nga Lepzing me 61, kurse, Mainz renditet e 13-ta me 33 pikë të grumbulluara.