Bayern-Real, Juve-Barça finalet e parakohshme në Champions

17.03.2017 15:55:08

Shorti i Noyon dhuroi dy cerekfinale që vlejnë finalen e Championsit, goglat rezultuan vërtet të nxehta me përballjet që dhuruan. Sfidë intriguese ajo mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit, dy prej pretendentëve kryesorë, Anceloti Championsin e fundit e fitoi pikërisht në krye të Los Blancos , një La Decima historike pasi kishte eleminuar me Realin në gjysmëfinale Bajernin e Guardiolës duke e poshtëruar 4-0 në Allianz Arena ndërsa e mundi 1-0 edhe në Bernabeu. Tani Ancelotit , një mjeshtër i Championsit, i duhet të eleminojë Zinedine Zidane. Një tjetër cerekfinale që vlen finalen vjen nga thrilli i goglave që vendosën përpara Juventusit një nga kundërshtarët më të vështirë të mundshëm, Barcelonën që vjen në këtë fazë pas përmbysjes së pabesueshme 6-1 ndaj Paris Saint Germain. Kushedi se cfarë do të ketë menduar Buffon që para shortit kërkoi të evitonte Leicester. Para tre vitesh dy skuadrat përballeshin në finalen e Championsit në Berlin ku Barcelona fitonte 3-1 me bardhezinjtë që tani kanë shansin e revanshit. Në dy sfidat e tjera ndërthurje sërish interesante, me Borusian e Dortmundit që vihet përballë zbulimit të këtij sezoni Monacos, një përballje mes dy skuadrave që dashurojnë futbollin e hapur, ndërsa në sfidën tjetër përballë Atletikos së Diego Simeones vihet përballë Leicester.