Bayerni nuk i frikësohet milionave të Kinës

10.01.2017 15:49:51

Kina? Thjesht një fenomen i përkohshëm. Ky është mendimi i shefit ekzekutiv të Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge, për tregun e dimrit, gjatë të cilit yjet e futbollit po lënë Evropën për t’u transferuar në Superligën kineze.

“Shifrat e larta të transferimeve dhe pagave që po vijnë nga disa klube kineze më kujtojnë paksa SHBA-në në vitet ’70. Asokohe SHBA-ja ofronte shuma të përafërta, por kjo nuk u solli sukses afatgjatë amerikanëve”, – u shpreh numri 2 i klubit bavarez për gazetën “TZ”.

“Shifrat e larta të transferimeve dhe pagave që po vijnë nga disa klube kineze më kujtojnë paksa SHBA-në në vitet ’70. Asokohe SHBA-ja ofronte shuma të përafërta, por kjo nuk u solli sukses afatgjatë amerikanëve”, – u shpreh numri 2 i klubit bavarez për gazetën “TZ”.Kina dëshiron të kthehet në një fuqi botërore në futboll dhe për këtë ka paguar shifra të pabesueshme për lojtarë si Carlos Tevez apo Ezequiel Lavezzi. “Qeveria kineze dëshiron të vendosë ca kufij dhe kjo do t’i bëjë gjërat më të vështira”, – shtoi Rummenigge. Edhe trajneri i rekordmenëve, Carlo Ancelotti, nuk është i shqetësuar. “Lojtarët nuk do të luajnë vetëm për pará, por edhe  për të qenë protagonistë në ndeshjet më të mëdha në botë”, – tha italiani.