Bayerni ofron 98 milionë Euro për Dele Allin

05.02.2017 12:48:03

98 milionë Euro për njeriun simbol të Tottenham Hotspur, gjatë dy sezoneve të fundit. Bayerni i Mynihut ka gati një ofertë marramendëse për Dele Allin, mesfushorin që ka spikatur me paraqitjet e tij  gjatë 18 muajve të fundit. Daniel Levy presidenti i Spurs-ave, nuk dëshiron kurrësesi të privohet nga shërbimet e talentit të kombëtares angleze, por gjasat janë që Dele Alli të largohet nga Tottenhami verën e ardhshme pasi në drejtim të tij kanë mbrritur shumë oferta nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Përvec Bayern-it, për lojtarin 20-vjecar interesohen edhe Reali i Madridit dhe Paris Saint Germain dhe për të mposhtur konkurencën e këtyre dy klubeve, drejtuesit e Bayern-it kërkojnë ti bëjnë Tottenham-it një ofertë të parezistueshme.

Vetëm pak muaj më parë Dele Alli rinovoi kontratën e tij me ekipin e Mauricio Pochettinos deri në vitin 2022, por pavarsisht kësaj mesfushori përfiton vetëm 50 mijë Paund në javë dhe është një nga lojtarët më pak të paguar te Spurs-at edhe pse përsa i përket asaj që tregon në fushë është më i rëndësishmi. 11 gola ka shënuar 20-vjecari në këtë sezon të Premier Leagues, 3 më pak se sulmuesi kryesor i Tottenhamit Harry Kane. Nga shitja e mundshme e Dele Allit, presidenti i skuadrës angleze Daniel Levy kërkon të përfitojë më shumë sesa vlera me të cilën shiti Gareth Bale te Reali i Madridit.