Bayerni ruan supermacinë në Bundesligë

21.12.2016 22:18:22

Bayerni i Mynichut edhe njëherë tregoj se është skuadra për t’u mundur në bundesligën gjermane, Laipzigu ishte viktima e radhës, pasi që Bayerni sonte fitoj me rezultatin 3:0.

Loja u zhbllokua me anë Tiago Alcantarës në minutën e 17 pas goditjes së shtyllës nga ana e Lewandowskit, Tiago u gjendë më së miri dhe nuk e pati të veshtirë që të plasoj topin në rrjetë. Rezultatin 2:0 e ngriti Xabi Alonso në minutën e 25 pas një asisti të Alcantares, sikur të mos mjaftonte disavantazhi me dy gola Laipzigu mbeti edhe me një lojtar më pak, pas ndërhyrjes nga mbrapa në dëm të Philip Lahm në minutën e 30 perjashtohet direkt me të kuq Emil Forsberg.

Në inferioritet numerik Lapzigu u terhoq më tepër në mbrojtje dhe pas një aksioni të shpejtë Douglas Costa pëngohet në zonën e rreptesisë nga portieri mysafir dhe akordohet penallti në të mirë të Bajernit, Lewandowski e shenon golin e 12 në Bundesligë nga pika e bardhë.

Pjesa e dytë ishte pa histori me një dominim të plotë të Bajernit por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Tani Bajerni i Munychut udhëheq i vetëm në tabelë me 39 pikë 3 më shumë se Laipzigu. /fokusi.org/