BBC: Çfarë do të ndodhë nëse Klinton nuk mund të vazhdojë?

14.09.2016 17:10:14

“Në lidhje me nivelin e sëmundjes nuk dimë asgjë saktësisht, mirëpo siç duket ajo po kurohet në shtëpi dhe jo në spital, prandaj në kushtet më të mira mund të thuhet se koha më e shkurt për përmirësimin e saj është tre ditë dhe deri në forcimin e plotë ka nevojë për një javë”.

Por pyetja që shtrohet këtu është kjo që nëse znj. Klinton për shkak të kësaj sëmundje, nuk do të mund të vazhdojë fushatën elektorale, atëherë çfarë do të ndodhë?! Një gjë e tillë është e paparë në historinë e Amerikës. Asnjë kandidat i zgjedhjeve presidenciale nuk është larguar nga fushata elektorale pasi është shpallur zyrtarisht kandidat nga ana e të dy partive kryesore republikane dhe demokrate, si dhe para organizimit të zgjedhjeve.

Mirëpo nëse ndodhë një gjë e tillë, në bazë të statusit të Partisë Demokrate, vendimi në lidhje me zëvendësimin e kandidatit merret nga organi më i lartë vendimmarrës në parti, do të thotë nga Komiteti Kombëtar. Kryetari i partisë duhet të thirr një mbledhje speciale dhe kandidati i ri do të zgjedhët në bazë të votës së shumicës së anëtarëve të komitetit që janë mbi 200 anëtarë. Sipas autoriteteve të larta të partisë, një skenë e tillë është e mundshme vetëm në kohën kur vet znj. Klinton të marrë vendim për tu larguar nga fushata elektorale që aktualisht nuk ka kurrfarë shenje në këtë drejtim.

 

 

Mirëpo nëse supozojmë se do të ndodhë një gjë e tillë, tre persona mund të paraqiten si kandidatë të Partisë Demokrate, Berny Sanders, rivali kryesor i znj. Klinton në zgjedhjet brenda partiake, Xho Baiden, zv/presidenti aktual i Amerikës dhe Tim Kaine, të cilin znj. Klinton e ka zgjedhur për zëvendës të saj. Natyrisht se Berny Sanders dhe Tim Kaine asnjëri nuk do të kenë ndonjë pozitë të veçantë.

Në muajt e kaluar gjatë hetimeve të FBI në lidhje me e-mailat e zbuluar të znj. Klinton, u paraqit mundësia se nëse do të shpallet fajtore, znj. Klinton do të detyrohet të largohet nga fushata elektorale. Në atë kohë emri i Xho Baiden është përmendur më shumë nga të gjithë të tjerët për të zëvendësuar Klinton. Sidoqoftë, nëse dikush tjetër përveç Tim Kaine do të zgjedhet për të zëvendësuar Klinton, ky i fundit do ta mbajë pozitën e zv/presidentit të ardhshëm të Amerikës.