BBC shkrim për fëmijët dhe gratë shqiptare në kampin xhihadist/ Historia e Evës të rrëmbyer nga babai

11.01.2021 11:54:24

Prestigjozja britanike BBC ka shkruar për fëmijët e gratë shqitpare që kanë mbetur peng në kampin Al Hol në Siri.

“Shqipëria po tenton për të shpëtuar fëmijë nga kampi xhihadist”, BBC hedh një vështrim mbi vështirësitë që po kalojnë këta njerëz në kampin e drejtuar nga luftëtarët kurdë.

BBC shkruan për Evën, sot 16 vjeçe, e cila u rrëmbye nga babai i saj Shkëlzeni dhe u dërgua në Siri kur ajo ishte nëntë vjeç. Pas shtatë viteve luftë dhe më pas robërie, ajo duket sikur është nga një botë tjetër.

“Nuk mund të publikojmë fotografinë e saj sepse mund të rrezikojë jetën. Ajo është ende në kampin al-Hol në Sirinë veriore, ku u mor me mbi 70,000 jetimë. Vëllai i saj Endri, 14 vjeç, është më me fat. Ai u soll në shtëpi nga Siria nga forcat speciale shqiptare në fund të Tetorit 2020” shkruan BBC.

Më tej gjiganti britanik citon ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj sipas të cilit kampi Al Hol është ferri në toke dhe synimi është që Shqipëria të kthejë edhe fëmijët dhe gratë e tjera të mbetura atje sa më shpejt të jete e mundur.

Lleshaj shprehet se këta fëmijë nuk janë terroristë, por viktima të prindërve të papërgjegjshëm. Autoritetet kurde që e menaxhojnë kampin thonë se situata po u del jashtë kontrollit, duke marrë parasysh kushtet e jetesës, apo së fundmi, edhe pandeminë e Covid-19.