BE dhe UNDP mbajnë konferencë rajonale mbi trashëgiminë kulturore

BE dhe UNDP mbajnë konferencë rajonale mbi trashëgiminë kulturore

21.03.2017 08:27:28

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit të financuar nga zyra e Bashkësisë Evropiane në Kosovë “Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” (CBCPK) organizon sot konferencën rajonale Angazhimi i Komuniteteve dhe Ndërtimi i Paqes në Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Konferenca do të mbledhë të ftuar të shquar dhe ekspertë nga rajoni për të diskutuar mbi ndërtimin e besimit përmes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe promovimin në mjedise të pas konfliktit,trashëgiminë kulturore dhe komunitetet e qëndrueshme, angazhimin e komunitetit dhe metodatteknike dhe mekanizmat për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Andrew Russell, Koordinator i OKB- së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Z. Libor Chlad, Zëvëndës shef i Seksionit të Bashkëpunimit në zyren e BE-së/Përfaqësueses Speciale të BE-së, Arsim Canolli, Këshilltar i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe Sh.S. Marija Kapitanović Ambasadore e Republikës së Kroacisë në Kosovë.

Projekti Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë (CBCPK) financohet nga BE dhe përqëndrohet në rinovimin, zbukurimin dhe rehabilitimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë për Siguri të ndërtesave dhe të Trashëgimisë Kulturore pranë Policisë së Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e tolerancës ndëretnike dhe respektin ndaj identitetit kulturor dhe të trashëgimisë.