BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar, Soreca: Ja si do veprohet

02.12.2019 11:27:04

Ambasadori Luigi Soreca në një konferencë për shtyp ka folur për situatën pas tërmetit në vend.

“Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë”, tha Soreca, ndërsa shtoi se tashmë duhet bërë një vlerësim pas shkatërrimeve.

“BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar. Solidaritet është treguar nga miqtë tanë europianë. Shqiptarët janë një popull i fortë, do të qëndrojmë me ju. Janë me mijëra njerëz që nuk po munden të kthehen në shtëpi. BE dhe vendet anëtare kanë ofruara asistencë, sepse Shqipëria nuk është vetëm afër gjeografisht, por edhe afër zemrave tona.

Shumë specialist kanë ardhur nga Franca, Italia, Gjermania, Kroacia, Holanda etj. Dje kam vizituar vetë Durrësin, sidomos shkollat dhe infrastrukturën e përgjithshme, të gjitha shqetësimet do adresohen, po punojmë më autoritetet lokale për të bërë më të mirën.Procesi fillon që të enjten nga zyra e BE, pra nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve. ”, tha Soreca.

“Janë tre faza, së pari kërkim shpëtimi që ka përfunduar, së dyti vlerësimi i dëmeve që bëhet me ndihmën e vendeve të BE-së, kjo do të vijojë për disa ditë, është një fazë shumë e rëndësishme”, kështu tha ambasadori Soreca përsa i takon ndihmës që Be do i ofrojë konkretisht Shqipërisë.

“Kjo do të ofrojë siguri popullit shqiptar, ata do ta dinë nëse banesa e tyre është e sigurt. Faza e tretë është vlerësimi pas katastrofës, deri te mbështetja financiare dhe ndërtimi. BE është gati të drejtojë.

Ata janë treguar gati për të mbështetur qeverinë për të rindërtuar ato zona që janë prekur, por edhe organizata ndërkombëtare të OKB-së. Tani jemi në mes të fazës së dytë, kur kjo të përfundojë, faza e tretë do të nisë. Komisioneri do të flasë me autoritetet shqiptare” tha Soreca.