BE I MBËRTHYER NGA DYSHIMET NË VETVETE

31.12.2016 10:42:30

Evropa nga ana tjetër, në brigjet e së cilës përfundojnë refugjatët e Lindjes së Afërt, është vetë e tronditur. Por që kriza e refugjatëve e ka bërë të qartë se “solidariteti evropian” është në rastin më të mirë një frazë që tingëllon bukur, por e cila nuk është në gjendje të mbajë politikisht. Brexiti, lamtumira e shpallur e Britanisë së Madhe nga BE e ka zhytur bashkësinë në dyshime të thella.

Vepra paqëtore e bashkimit është në lojë – dhe komuniteti lufton me veten për atë se ku do të vejë rruga. Kjo në një kohë kur që tani është e sigurtë se krahas rrugëve evropianolindore të kthimit në vetëvendosjen e shteteve nacionale dhe të identitetit, vitin e ardhshëm do të ndryshojnë edhe në Evropën Perëndimore raportet e pushtetit: në Holandë siç pritet prej Geert Wildersit, edhe Franca do të ketë me çdo kusht një president të ri – ndoshta një “theçerist” katolik, gjë që i përngjan një revolucioni.

Edhe në Gjermani, që aktualisht duket si atdhe i stabilitetit, në shtator do të mbahen zgjedhje. Askush nuk mund ta pëfytyrojë vërtet për momentin, që Angela Merkeli – në cilindo koalicion qoftë – të mos mbetet më kancelare. Ajo është një kështjellë e patundur në të përpjetat dhe të tatëpjetat e politikës botërore, që prej njëmbëdhjetë vjetësh. Edhe këtu partia populiste, egoiste nacionale “Alternativa për Gjermaninë” do të futet në Bundestag – me më shumë përqindje se do t’u pëlqente shumë vetëve. Edhe këtu, mendimi i djathtë, veprimi i djathtë po fiton popullaritet, edhe nëse kjo nuk do të mjaftojë për të marrë pushtetin. Gjermania do të mbetet e qeverisur me stabilitet. Dhe për këtë arsye ajo është një bovë mbajtëse në politikën e paqetë dhe të parehatshme botërore. Dhe kjo megjithëse atentati terrorist në Berlin pak para Krishtlindjeve e tronditi rrënjësisht vendin.