BE i vë afat Serbisë për marrëveshjen me Kosovën

05.12.2017 19:56:40

Në strategjinë e re për zgjerim të Bashkimit Evropian parashihet që Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2025, ndërsa deri në vitin 2023 duhet të përfundojë të mbyllë bisedimet për të gjithë kapitujt.

Përpos kësaj Serbia duhet të arrijë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Televizioni publik i Serbisë, duke u thirrur në burime në Bruksel, bën të ditur se në strategji janë paraparë edhe afatet për anëtarësim të vendeve të Ballkanit, ndërsa pritet të miratohet na muajin shkurt, përcjell GazetaMetro.

Në mënyrë që anëtarësimi i Serbisë të ndodh brenda 2025-s, Serbia duhet të mbyll bisedimet deri më 2023, në mënyrë që pastaj Parlamenti Evropian dhe parlamentet e vendeve anëtare të miratojnë anëtarësimin.

Ajo çfarë është më e rëndësishmja, është se Serbia ka afat deri në fund të vitit 2019 të arrijë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më Kosovën, që është një ndër kushtet kryesore për anëtarësim.

Sipas RTS, Strategjia e re e BE-së besohet se do të jetë një lloj udhërrëfyesi  që i bën më konkretë hapat për anëtarësim, por pa garanci për pranim me automatizëm të kandidatëve, në rast se ato nuk do të jenë të gatshme të përmbushin kushtet.