BE-ja, brenda 9 muajve do të shndërrohet në Shtetet e Bashkuara të Evropës!

16.09.2016 21:58:03

Evropa është në prag të komplet ristrukturimit të saj në fushën ekonomike dhe ushtarake.

Shefat e BE-së, janë duke bërë plane për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës. Ky mekanizëm i ri përfshin ridizajnimin e politikave ekonomike dhe ushtarake momentale që i ka BE-ja, transmeton Indeksonline.

Jean Claude Juncker ka zbuluar këtë plan pesë-pikësh të projektuar për të lëvizur BE-në më tej drejt asaj që do të njihet në të ardhmen si Shtetet e Bashkuara të Evropës, brenda një perudhe nëntë mujore.

Një nder propozimet janë që në këtë union të ri të hiqen disa nga shtetet që tani e një kohë të gjatë janë duke prodhuar kriza ekonomike në Evropë.

Dokumentet janë zbuluar pas takimit të fundit të krerëve të BE-së, të cilët pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, kanë dalë me plane të reja për Evropën.

Para disa ditësh liderët e Gjermanisë, Austrisë, Polonisë dhe Hungarisë, kanë mbështetur idenë  krijimin e Ushtrisë së Evropës, e cila do të bashkëvepronte njëkohësisht me NATO-n, por që primare do të ketë mbrojtjen e kufijve të Evropës.

Ushtria e Evropës pritët që mesin e vitit të ardhshëm të jetë funksionale dhe operacionale përreth kufijve të Evropës, transmeton Indeksonline. Gjithashtu është paraparë edhe modernizimi dhe rritja e kapaciteteve ushtarake të Ushtrisë së Evropës, e cila do ti bënte balle kërcënimeve të Rusisë./Indeksonline/