BE-ja flet për pritjet e Qeverisë së re, kërkon rifillimin e dialogut e largimin e taksës por nuk jep sinjal për heqjen e vizave

12.11.2019 12:04:14

Bashkimi Evropian pret nga Qeveria e re që pritet të formohet të jetë më shumë e avancuar për reformat, në zhvillimin ekonomik dhe në drejtësi.

BE-ja gjithashtu e bënë të qartë se Kosova dhe Serbia duhet të rifillojnë dialogun sepse sipas tyre kjo është në të mirën e Kosovës dhe rajonit.

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç në një intervistë  ka thënë se Qeveria e re duhet të zgjidhet sipas procedurave të brendshme në Kosovë.

“Punë shumë e rëndësishme e pret Kosovën dhe qeverinë e re për ta avancuar punën mbi reformat, në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social, por edhe për drejtësi. Gjithashtu duhet të punohet edhe për rifillimin e dialogut me Serbinë”, ka thënë Kocijançiç.