BE-ja kërkon nga Kurz të formojë Qeveri proevropiane në Austri

16.10.2017 18:12:22
Juncker uroi Kurzin për fitoren zgjedhore, por edhe e paralajmëroi se tani ka përgjegjësi të madhe për të ardhmen e Austrisë dhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian

Presidenti i Komisionit Evropian Jean – Claud Juncker i ka bërë thirrje shefit të diplomacisë austriake dhe liderit të Partisë Popullore Austriake (OVP) Sebastian Kurz që si fitues i zgjedhjeve të djeshme parlamentare të formojë Qeveri proevropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Juncker uroi Kurz-in për fitoren në zgjedhje, por edhe e paralajmëroi se tani ka përgjegjësi të madhe për të ardhmen e Austrisë dhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.