BE-ja njofton pakon e masave kundër refugjatëve nga Libia

25.01.2017 19:40:34

Komisioni Evropian (KE) për të parandaluar rrjedhën e refugjatëve nga Libia në Evropë, ka kërkuar nga liderët e vendeve anëtare që të pranojnë një sërë masash që përfshijnë luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore dhe të cilat përmirësojnë kushtet e jetesës së refugjatëve në Libi.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini dhe anëtari i Komisionit të BE-së përgjegjës për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopulos, me një konferencë për media, sot kanë njoftuar pakon e masave për luftën kundër rrjedhës së refugjatëve me burim nga Libia.

Paketa e masave përfshin luftën kundër rrjedhave të trafikantëve të qenieve njerëzore, trajnimin e forcave të sigurisë bregdetare të Libisë dhe ofrimin e pajisjeve të nevojshme si dhe përmirësimin e kushteve jetësore të refugjatëve dhe emigrantëve në Libi dhe vendet përreth.

Komisioni i BE-së gjithashtu në paketën e masave ka kërkuar që të mundësohen shkëmbimet dhe koordinimet e informacioneve mes Libisë dhe ekipeve të sigurisë bregdetare të BE-së si dhe dhënien e mbështetjes financiare ndaj komuniteteve lokale në Libi, të cilët strehojnë refugjatët. Ndër të tjera në shtesë të këtyre i është bërë thirrje liderëve që të nxisin bashkëpunimin kufitarë mes Libisë dhe vendeve përreth të cilët përdoren si transit nga refugjatët.