BE-ja shqyrton heqjen e vizave për Kosovën, në tetor!

12.09.2016 15:53:09

Bashkimi Evropian planifikon të rishqyrtojë heqjen e vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në një takim në Luksemburg në tetor, shkruan Tanjug.

Çështja e futjes së një regjimi pa viza për Kosovën, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë do të parashtrohet në takimin e ministrave të brendshëm në Luksemburg, më 13 dhe 14 tetor, raporton agjencia e lajmeve ruse Tass.

Ndërsa sipas Tass, Ukraina ka ende shumë probleme.

BE-ja është duke zhvilluar një mekanizëm sa i përket liberalizimit të vizave për këto vende, në bazë të cilit do të mundësohet lëvizja e lirë për shtetet e lartpërmendura.