BE-ja teston ministrat e saj, stimulon sulm kibernetik masiv

07.09.2017 22:11:40

Në Talin u organizua një stërvitje e ministrave të BE-së ku u stimulua një sulm masiv kibernetik.

Skenari i kësaj stërvitje ishte sikur një operacion ushtarak i BE-së ishte sulmuar nga hakerat, që përdorin rrjetet sociale dhe “fake news”.

Me tableta dhe me ndihmën e një platforme të dedikuar, 28 ministrat e Mbrojtjes së Bashkimit Evropian stimuluan sot përgjigjet e tyre ndaj një sulmi kibernetik të një shkalle të gjerë.

“Ne nuk do të shndërrojmë ministrat në programues informatikë. Por ne duam që ata të kuptojnë se këto situata zhvillohen shumë shpejt dhe kërkojnë përgjigje politike të shpejta”, deklaroi paraprakisht ministri estonez i Mbrojtjes, Juri Luik.

“Duhet të jemi të përgatitur si në aspektin politik dhe në atë teknik”, theksoi ministri, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së.