BE kërkon nga Qeveria e re e Kosovës që të bashkëpunojë me Serbinë

10.09.2017 21:09:02

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kociancic, ka ftuar institucionet e Kosovës në bashkëpunimin me Beogradin.

“E mirëpresim formimin e qeverisë së Kosovës. Thërrasim qeverinë e re që menjëherë të nisë punën në implementimin e reformave të nevojshme në drejtësi dhe ekonomi. Kosova ka nevojë të përmirësojë konkurrencën, të krijojë vende të reja pune dhe mundësi të tjera për qytetarët e saj”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova. “Qeveria e re duhet të ketë rol aktiv në rajon dhe të punojë bashkë me Serbinë që të arrihet progresi kualitativ në dialog të cilin e ndërmjetëson BE”.