BE KËRKON PËRMBAJTJE NGA KOSOVA DHE SERBIA PAS RASTIT GJURIQ

26.03.2018 20:07:10

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të tregojnë përmbajtje, në mënyrë që situata në Kosovë të mos eskalojë.

Kocijançiq ka thënë për agjencinë e lajmeve Beta, se të gjitha çështjet me interes reciprok duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut në Bruksel, qëllimi i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.