BE: Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për telekomunikacionin, Kosova me prefiks ndërkombëtar

13.11.2016 23:36:40
Shërbimi evropian për Punë të Jashtme (EAAS) ka konfirmuar se përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësim të BE-së kanë arritur marrëveshje për implementimin e Marrëveshje për Telekomunikacion nga viti 2013, respektivisht 2015.

Njëkohësisht për fillimin e punës së kompanisë së re, Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikacion do t’ia ndajë Kosovës prefiks treshifror”, thuhet në njoftimin e EAAS, transmeton lajmi.net.

Në Bruksel theksojnë se kjo marrëveshje ishte arritur në kuadër të Marrëveshjes së përgjithshme të Brukselit në vitin 2013, kurse ishte konfirmuar me Planin Aksionar nga vitit 2015.

Kosova nga 15 dhjetori i këtij viti zyrtarisht do ta merr prefiksin ndërkombëtar +383, duke i bërë të pavlefshëm preksisat e deritashëm të Serbisë (+381), Monakos (+377) dhe Sllovenisë (+386).