BE: Marrëveshja për ‘Brexit’ në fillim të nëntorit

10.09.2018 23:24:30

Michel Barnier, negociatori i Bashkimit Evropian për daljen e Britanisë nga blloku, shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë brenda 6-8 javësh.

“Duhet të arrijmë një marrëveshje para fillimit të nëntorit, mendoj se është e mundur”, tha Barnier në një konferencë për mediat.

Brukseli dhe Londra po punojnë për të arritur marrëveshje mbi kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019. Dy palët kanë caktuar mesin e tetorit si afat për finalizimin e marrëveshjes, por Barnier ka thënë me javë të tëra se kjo datë mund të kalojnë.

Më herët, ai ka thënë se marrëveshja do të jetë e nevojshme deri në mes të nëntorit, për të ofruar kohë për procedurat e kërkuara të ratifikimit.

“Për rreth 85% të marrëveshjes së Brexit-it është rënë dakord”, tha Barnier.

Sipas tij, mbeten ende çështje të mëdha për t’u negociuar, përfshirë këtu çështjen e kufirit irlandez, indikacionet gjeografike, të cilat specifikojnë origjinën e mallrave të caktuara bujqësore dhe rolin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë.