BE njofton për negocitat Arifi-Gjuriq, pranon se s’ka progres

21.03.2018 16:18:12
Bashkimi Evropian ka njoftuar rreth negociatave Kosovë – Serbi. Sipas BE’së, Kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, Marko Djurić dhe Avni Arifi, së bashku me ekipet e tyre përkatëse, u takuan në Bruksel nga data 19 deri më 21 mars.

Ata ndoqën diskutimet e tyre të mëparshme mbi zbatimin e pazgjidhur të marrëveshjeve të ndryshme të arritura ndërmjet dy palëve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në veçanti marrëveshjet mbi Asociacioni Komunitetin e Komunave me shumicë serbe, Energjinë, Urën e Mitrovicës, dhe Lirinë e Lëvizjes .

“Ndërsa diskutimet ishin të plota, asnjë përparim i mëtejshëm nuk u arrit. BE u bën thirrje të dyja palëve që të intensifikojnë përpjekjet e tyre mbi punën e zbatimit, duke kujtuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve është një element kyç në rrugët e tyre evropiane përkatëse”, thuhet në njoftimin e tyre.