BE nuk mban premtimet për refugjatët

19.08.2016 12:23:11

Bashkimi Evropian ka marrë vetëm 1 për qind të njëqind mijë refugjatëve që ka parashikuar të tërheqë nga Turqia deri në fund të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti të Komisionit të BE-së thuhet se numri i refugjatëve të marrë nga Turqia dhe vendosur në vendet e BE-së është 1061. Raporti thotë se deri më tani Gjermania ka marrë 437, Finlanda 37, Franca 69, Italia 70, Holanda 77, Letonia 6, Lituania 5, Luksemburgu 27, Portugalia 12, Spanja 57 dhe Suedia 264. Ndërkohë vendet e tjera nuk kanë kërkuar të marrin refugjatë.

Këto shifra tregojnë që BE-ja sipas këtij raporti ka mbajtur vetëm 1 për qind të fjalës së saj të dhënë.

Komisioneri i BE-së për Ndihmën Humanitare dhe anëtar përgjegjës për krizat, Christos Stylianides, në një deklaratë në rrjetet sociale ka thënë se janë shumë prapa përsa i përket mbajtjes së fjalës ndaj Turqisë. “Numri i refugjatëve të vendosur në vendet e BE-së kaloi 1000. Të gjitha palët duhet të japin kontributin e tyre në mbajtjen e fjalës së dhënë”, është shprehur ai.

Ndërsa reporterja për Turqinë pranë Parlamentit Evropian, Kati Piri, në një deklaratë në lidhje me këtë çështje është shprehur: “Vetëm 1000. Vendeve të BE-së t’ju vijë turp.”