“BE nuk pa përtej vetes për vaksinat”/ Komisioneri Varhelyi i përgjigjet Ramës: Do ngremë mekanizëm për…

19.01.2021 19:12:28

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në një farë mënyre i cili tha dje se BE nuk pa përtej kufijve të vet për ndihmën me vaksinat.

Sipas Ramës, Shqipërisë iu desh të përdorte marrëveshje bilaterale me vendet nga të cilët u morën doza të vaksinës.

Por sot Varhelyi thotë se Bashkimi Evropian ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-Covid për Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri thekson se BE do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, ku vëmendje të veçantë do të ketë Ballkani Perëndimor.

“Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt”, shkruan ai.