BE reagon për vrasjen në Elbasan: Të hetohet me shpejtësi, kërkojmë vetëpërmbajtje

21.04.2021 19:36:56

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas vrasjes së ndodhur në Elbasan mesditën e sotme, ku u ekzekutua me armë zjarri aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani.

BE kërkon të hetohet me shpejtësi ajo që ka ndodhur, ndërsa bëhet thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës.Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhen bërë të qarta përgjegjësitë dhe të ndiqet plotësisht. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”-shkruhet në njoftim.

Si ndodhi vrasja

Sot në Elbasan u ekzekutua Pjerin Xhuvani, me profesionin mjek. Ai është akuzuar nga Partia Demokratike si mbështetës i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës dhe i lidhur me bandat.

Autori për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mësohet se është, Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEAS, shoqërues i Gazment Bardhit. Ai ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota.