Bedelët e LDK-së e rrotelët e PDK-së…AAK-së…

Nga Sinan Kastrati

Ia mora inat edhe fjalorit të gjuhës shqipe pse nuk e paskan futur edhe fjalën “Rrotel” kur kemi aq shumë “Rrotela” *1), Hashim Rroteli, Ramush Rroteli, Kadri Rroteli, Fatmir, Behgjet, Rexhep, Sami, Sokol. Tash kemi edhe “Rrotela” të rinj si Shpend e Visar Rroteli ….

Hashim Rroteli, i pari

Sa mirë që mu kujtua fjala “Rrotel” se gati “ke tuj na hup” kjo fjalë. Më duket se jam i pari që po e përdor fjalën “Rrotel”. Ku ti dihet ndoshta edhe kjo fjalë hyn në fjalor.

Po qysh mos me e quajtur Hashimin “Rrotel”, kur ai “Garanton se Veriu i Mitrovicës, Gazivoda, Trepça dhe Lugina do të jenë pjesë të Kosovës dhe …me marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar garanton anëtarësimin në OKB, njohjen nga Serbia. …”  

Quane si të doni por unë them se ky është Rroteli i parë.

Uh e zezë dita, thonin gratë plaka kur harronin diçka me rëndësi pa bërë, lopën pa e mjel, kosin pa e zënë apo, pa i qit kryp pasulit. Edhe unë gati paskna “harrua”. Hashimi edhe “pavarësinë” e Kosovës e qet në Pazar vetëm e vetëm mos me u prish me SHBA-të. Qe çka paska thënë Hashim Rroteli: “Kosovës nuk i duhet pavarësia pa mbështetjen e Amerikës. Shteti i Kosovës cenohet vetëm kur ne cenojmë raportet me ShBA-të, qoftë ministër apo kushdo që të jetë. Kosovës, as liria dhe as pavarësia nuk i nevojiten pa mbështetjen amerikane”.

O Zot, shka s`nin njeri.

A pakë po ju duket kjo a?

Ky ”njeri” harron çka shkruan “Kushtetuta”, se për “Ki li kiu” e për Kasovë, s`i ha palla.

Rroteli i dytë, padyshim është Kadri Veseli i cili, kur të hidhërohet ia mësyen e nuk ndalet deri në Nish,”me luf¨te”, e kapërcen edhe do hapa “Mollën e kuqe”.

I treti rrotel, është Ramushi. Ramushit, zhig e ka pas me u bë “klyeministel”, dhe u bë se AAK-a, sidomos gratë e AAK-së, kudo që shkonin s`e hiç nin prej goje  “Me Ramushin kryeministër”. Donika ishte më e zëshmja, sepse edhe flokët i kishte kaqurrela dhe për ate, prap Ramushi e pranoi në “parti”, ani pse Dauti ishte kundër.

Por si duket, Ramushit, posti i kryeqeveritarit don me i dalur “Kapuq me mangë”, ama do të mbahet në mend, si i pari kryeministër në ballkan,që ia rriti rrogën vetit 100% se nuk i dilnin paratë për k`misha e kravata.

Të tjerat nuk po ia përmendi se po më vjen gjynah shka e ka gjet e nuk pe sheh vehten.

Po Behgjeti ? Ky duhet me kânë Rroteli i katërt se përveç emrit “Behgjet” që e ka dallash e duhet të shkruhet “Behxhet”, ky arriti duke i blerë me pare të gjitha postet, deri te “presidenti”. Isës ia la “Kâmt e arushës” e u bâ zëvëndës kryeministër por merak e ka mu bâ edhe (njëherë) “president” i Kosovës.

Fatmirin, unë dua ta radhis në vendin e pestë, si Rrotel sepse janë bërë shumë “Rrotela” dhe e kam të vështirë se cilin duhet të jet i pari, i dyti e dyzeti.

Këtu ka veç një “behane”, të gjithë janë “burra” e asnjë s`është grue. Ta kishin marrë bile Ganen se ajo “pa rreh gjyks”, e besa ish rrit edhe nepër oda”, si gratë tjera të Drenicës.

Mogherinin e kishin kap drithmat kur i kish pa gjith ata ata “burra”, 11 burra, një ekip futbolli.

Po “Bedelat” *2) e LDK-së?

Ahua sa “bedelat” i ka LDK-ja. Ajo ka bedela edhe me shit. Përveç në parti, LDK-ja i ka bedelet edhe në SHIK, në PDK, në AAK e në “nismëm” e Fatmirit e të Jakupit. Bedel e ka Hashimin, Kadrinë, M… e tash edhe Shpendin, prej se u bë pjesë e delegacionit për bisedime me Serbinë.

Një zonjushë, që unë i kam në qef shkrimet e saj paska shkruajt: “Ramush Dyshi”.

Oj zonjusha Kimet, shyqyr që i kemi “politikanët” me nota “Njisha” e me “Dysha”  se sikur ti kishim pasur notat “Dhjeta”, kahre e kishin bërë ballkanin e shtatë evropat.

*1) Rrotel, shpjegimi imi.

Në të kaluarën ai i cili ka pasur dasëm, përveç, është dashur të mendoj dhe të ketë njerëz të menqur e trima sepse rrugës dilnin komitët e iu merrnin nusen. Prandaj, i zoti i shtëpisë e gjente njeriun më të zotin që njihej dhe që ishte i dëshmuar si i zoti, si mundës, luftëtar dhe e ushqente mirë një kohë bukur të gjatë e kur këtheheshin krushqit me nuse, “Rroteli” iu printe. Nëse dikush nga komitët i sulmonte krushqit, Rroteli luftonte deri sa e mbyste komitin ose komitët.

*2) Bedel m.sh. – 1. hist. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. La bedel. Punoi bedel.

 2. keq. Ai që bën një punë në vend të një tjetri, i cili e ka për detyrë; ai që bën a pëson diçka në vend të një tjetri kur nuk duhet. S`bëhem bedel i tjetrit. Nuk pranon bedel. S`ka bedel sot.

3. hist. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit turk nga meshkujt myslimanë për të zëvendësuar shërbimin ushtarak, asqerie; pagesë që jepej në vend të punës së detyrueshme. Bedeli i rrugës. Të hollat e bedelit. Paguanin bedelin.

4. përd. ndajf. Kot, për dhjamë qeni. Shkoi (vajti, u vra) bedel.

Malmö, 23 janar 2019