Bedri Hamza : “Kosova s’është Gjermani e Zvicër, andaj po ikin qytetarët nga atdheu”

04.04.2019 21:25:36

Ditë më parë kur Banka Botërore doli me vlerësimin se Kosova nuk i’a doli t’realizoj , apo ma mirë thënë, ka humbur rreth 17 mijë vende pune brenda 2018 tës, vlerësim të cilin e quajti shqetësues edhe ish Kryeministri, akademik Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së dhe njeri nga ekonomistet m’a t’fortë që ka Kosova dhe rajoni, del Bedri Hamza i PAN-it dhe i hudhë si t’pa verteta shkencore vlerësimet e Bankes Botërore dhe të akdemik Isa Mustafa, por ky s’është zbulimi, ngase zbulime të tilla, Bedriu i PAN-it i ka t’përditshme…! Asnjë vëretje e kritik për PAN-in nuk i pranojnë, ngase janë në nivel detyre & t’përgjegjësive, si askush, dhe si kurr më parë…! Biles, apelon që faktet t’i shohim nga optika “realiste e shkencore” e tyre, dhe jo nga Institucione kredibile nderkombëtare siq është BB-ja e FMN-ja ! Sipas Ministrit të Financave të PAN-it, BB-ja dhe kritikët, kanë përdorë metoda & metodologji shkencore t’gabura që kan sjellë në rezultate të tilla ; t’pa sakta dhe t’pa qena…! Shkurt Jakup : Ekonomia e Bedrisë dhe e PAN-it po shkelqen, por neve s’po shohim o s’duamë t’shohim relitetin. Zbulimi i Minsitrit të PAN-it Bedri Hamza, dhe me gjasë i gjithë PAN-it n’shtet-kapje : Braktisja dhe boshatisja e Kosovës nga qytetarët, përktasisht ; largimi nga atdheu dhe emigrimi jashtë atdheut, nuk bëhët për shkak të papunësisë, pa-përspektivës dhe humbjes së shpresës së qytetarëve se Kosova është vend normal, e mundësive të barabarta dhe aty ku e ardhmja është e ndritur dhe e sigurt…! – Jo tha tutje, ministri i PAN-it, Bedri Hamza, këto s’janë arsyetë e ikjeve n’mundësinë parë të dhënë, ngase po ikin edhe t’punësuarit, të profilizuarit dhe ata me përgaditje superiore , si mjekët, arkitektet dhe specialistë t’fushave të ndryshme, për çfarë Neve si Qeveri s’mbajmë përgjegjësi, ngase e gjithë kjo ; tanimë është trend që po ndiqët gjithandej dhe i e vetmja arsye e këtijn trendi është se . Kosova s’është Gjermani, dhe as Zvicer e Austri, përkundër progresit dhe përespektives së lakmushme të Kosovës me Qeverinë e PAN-it…! Siq duket, Bedria ose nuk ka përjetuar e shijuar kurr bukën e idhët-pelim t’mergimit, ose luan idiotin e PAN-it ! Po kush lëshon & i’a kthenë shpinën Vendlindjës dhe At-mëmëdheut për qejf dhe pa t’ardhë laku n’fyt, o hardup ? Ti dhe PAN-i, pjesë e t’cilit je ; – E keni vrarë t’ardhmën e brezit, përspektivën e vendit dhe vetë lirinë e shumë pritur e t’shtrënjtë paguar të Kosovës martire…! Zoti bre u vraftë, amin !