Befasia e madhe e Panuccit, harron talentin më të spikatur në Itali

14.03.2019 15:46:05

Shqipëria ka publikuar listën për dy takimet e marsit ndaj Turqisë dhe Andorrës. Ndryshe nga takimet e mëparshme në Ligën e Kombeve, Panucci nuk ka guxuar që të ftojë emra të rinj që po bëjnë mjaft mirë me ekipet e ture.
Emanuele Ndoj është padyshim surpriza më e madhe, pasi talenti që luan në ekipin e Brescias në Seria B, po kalon një sezon magjik, duke shënuar gola dhe duke qenë shpesh herë protagonist. Ai madje ka fituar edhe vëmendjen e mediave italiane.
Më 1 mars “La Gazzetta dello Sport” i dedikoi një speciale mesfushorit të kombëtares sonë, pas golit “Alla Del Piero” që shënoi ky i fundit ndaj Padovas.