Befasojnë matjet, kjo është cilësia e ajrit momentalisht në Prishtinë

06.01.2019 19:00:06

Matjet e fundit që janë bërë nga matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, del se cilësia e ajrit është e mirë.

Më uljen e temperaturave dhe me reshjet e borës, cilësia e ajrit në Prishtinë po del të jetë e pranueshme për shëndetin, shkruan lajmi.net.

Në bazë të matjes së fundit që është regjistruar në ora 17:00 nga matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë cilësia e ndotjes së ajrit ka arritur shkallën 76 PPM.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë e pranueshme mirëpo, kjo mund të jetë problem vetëm për personat dhe fëmijët që kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes.

Për këtë kategori preferohet që të mos ekspozohen për kohë të gjatë në natyrë.