Befason Barcelona, ky është vendimi për Enriquen

16.02.2017 10:03:49

Drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë që të vazhdojnë kontratën me Luis Enriquen

Humbja turpëruese nga Paris Saint-Germain, me rezultat 4:0, nuk ka ndryshuar planin e Barcelonës për Luis Enriquen.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Mundo Deportivo, drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë që të vazhdojnë kontratën me strategun spanjoll, përcjell Express.

Ish trajneri i Romës dhe Celta Vigos nuk ka pranuar të bisedoj për vazhdimin e kontratës deri më tani.

Por, Mundo Deportivo shkruan se ‘armëpushimi’ do të përfundoj pas ndeshjes së kthimit me PSG-në, e cila luhet me 8 mars.

Kështu, nga 9 marsi drejtuesit e Barcelonës dhe Enriques pritet të nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës.