Befason Rosberg, “rikthehet në timonin e Mercedes”

26.12.2016 12:25:03
during qualifying ahead of the British Formula One Grand Prix at Silverstone Circuit on July 5, 2014 in Northampton, United Kingdom.

Pas tërheqjes së papritur nga garat, pak ditë pasi fitoi titullin kampion në Formula 1, piloti gjerman Nico Rosberg është rikthyer në njëvendëshen që e shpalli kampion bote. Rosberg është ulur pak ditë më parë sërish në makinën Mercedes “W07”, për ta pilotuar për herë të fundit. Një xhiro “lamtumire” para inxhinierëve.Por, ajo që ka rënë në sy gjatë një xhiro të kryer në ambientet e Mercedes, kanë qenë disa “selfie” që piloti gjerman ka bërë teksa ishte duke pilotuar me 300km/orë. Një mënyrë e veçantë për të mbyllur një karrierë të gjatë në timon, deri sa u shpall kampion bote në Formula 1.