Behgjet Pacolli: Çdo zhagitje e numërimit të votave, është atentat kundër demokracisë

21.06.2017 18:11:07
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zvarritjen e numërimit të votave për kandidatët, duke thënë se kjo pjesë e numërimit po shkatërron imazhin e mirë të krijuar nga votimi, andaj i bën thirrje KQZ-së që t’i japë fund, siç shprehet ai, kësaj maskarade.

Ai në një status në Facebook shkruan se ky sistem zgjedhor duhet të ndryshohet menjëherë kur institucionet të fillojnë nga puna.

Postimi i plotë:

Mos i shkatërroni zgjedhjet me zhagitjen e numërimit të votave për kandidat….

Sipas traditës më të keqe, edhe pse rezultati për koalicione u bë publik brenda natës pas përfundimit të procesit të votimit, numërimi i votave për kandidatë vazhdon ende dhe nuk dihet kur do mbarojë.

Një numër i madh votash- (gati sa një qytet i mesëm i Kosovës), është shpallur e pavlefshme

E gjitha kjo është e turpshme dhe e padrejtë.