Behgjet Pacolli e cilëson Mimoza Kusari-Lilën si tradhtare

28.10.2016 20:25:42

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili sot është duke e festuar 10 vjetorin e formimit të partisë së tij,  u shpreh i gëzuar kur tha se në partinë që drejton, sheh me mijëra njerëz që kanë shkuar për ta përshëndetur këtë 10 vjetor.

Në një intervistë në linjë direkte me transmetuesin publik,  Pacolli u pyet edhe për zyrtarizimin e partisë së Mimoza Kusarit, ish bashkëpunëtores së tij më të afër e cila nën logon e AKR-së, fitoi postin e kryetares së Gjakovës.

Pikërisht në të njëjtën ditë me shënimin e 10 vjetorit të subjektit të tij, edhe Kusari-Lila e zyrtarizoi subjektin e vet politik.

Por ai pati një msazh të fortë për të dhe disa asambleistë të Kuvendit Komunal të Gjakovës që shkuan pas Mimoza Kusari-Lilës, për të cilët Pacolli tha se kanë qenë të kushtëzuar.

Për ta përshkruar këtë situatë, ai përdoi një thënie, për të cilën tha se është e gjyshit të tij.

“Gjyshi më thoshte se njerëzit e mirë mbesin të mirë, ndërsa tradhtarët mbesin tradhtarë”, tha pacolli.

“Lutem që ata të mos i tradhtojnë qytetarët”