Behgjet Pacolli ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trumpit

06.01.2017 13:41:57

Ish presidenti i Kosovës, tash kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pranuar ftesë zyrtare për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Pacolli ka pranuar ftesën zyrtare për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump.

Pacolli, siç mëson lajmi.net, do të jetë i pranishëm në ceremoninë zyrtare më 20 janar në Uashington ku Trumpi betohet si presidenti i 54-të i SHBA-ve.

Në këtë ceremoni kryesore, pritet të marrin pjesë rreth 900 mysafirë.