Behgjet Pacolli tregon pse ishte në Vatikan

10.09.2016 18:21:22

Ish-Presidenti Behgjet Pacolli ka sqaruar se ishte pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës gjatë vizitës në Vatikan me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë. Ka thënë se para botës i gjithë spektri politik i Kosovës duhet të tregohet i bashkuar.

“Unë kam qenë pjese e delegacionit te Republikës se Kosovës dhe si i tille, për mua Kosova është mbi të gjitha”, ka shkruar Pacolli në Fb, duke iu përgjigjur një qytetari i cili e pyeste se pse ishte afër Thaçit e Mustafës në Vatikan.

“Unë jam ai qe jam,para botes Kosova duhet te jetë kompakte e unike. Përcaktimet e brendshme politike i takojnë Kosovës por jo komunitetit ndërkombëtare”, ka shtuar Pacolli.

 

 

Behgjet Pacolli, aktualisht, është Kryetar i AKR’së derisa partia e tij udhëheq me dy prej komunave kryesore në Kosovë – Mitrovicën e Gjakovën. Në zgjedhjet e fundit nacionale s’kishte arritur të bëhej pjesë e Parlamentit, pasi partia e tij s’e kaloi pragun zgjedhor.