BEHGJET PACOLLI,A JE KËSAJDE APO ASAJDE…?!.

21.07.2018 21:17:05

Nga: Binak Maxharraj

+Të ndalët ora e dialogut më Sërbinë,bashk me orën te ndalet edhe Hashim Thaçi+

   

Këshilli Kombëtarë i Boshnjakëve te Sanxhakut me seli në Novi Pazar kohë më parë ta patë qu nje thirrje zyrtare për me i vizitu Novi Pazarin i cili dikur jo fortë larg frymonte shqip me doke e zakone shqiptare.Atje edhe sot e kësaj dite mund te gjeshë njërëz me plisa dhe shalla te bardh bilur qe flasin shqip,sidomos ne Peshter të cilët ndjejnë mall për një përiudhë të kaluar jo fortë të largët.Por,historia si gjithëherë,dijti dhe po dinë hala,te jetë e pamëshirëshme për shqiptarët qe këtë rigjion ta këshej mbrapshtë.

Zoti Pacilli  sot më 21 korrik nuk e di se ku gjendesh,a je kësajde apo asajde,pra atje ne Novi Pazar ku te kanë thirrë ti vizitosh vellazerit tonë te dikurshëm,ti shijosh ato bukuri mahnitëse te rrafshnaltave të Peshterit, apo…ku je…?!.

Ty z.Pacilli sikur diçka nuk po ta donë,nuk po hecë diçka te ti.Pra do ditësh edhe aeroplani yt gadi se nuk rreshqiti ne Serbi.Të ndihmoj zoti që nuk rave në gojën e “ujçërve”serb,sepe sot edhe aeroplani por edhe ti do te flladiteshe këto dite te vere se nxehtë diku në ndonjë çeli burgu në Sërbi.

Por kësaj radhe pate fatë,të ndihmojë Zoti që nuk të lanë te futeshe ne Serbi.Rrept te quan fjalë jaranat e Hashim Thaqit Aleksandër Vulin dhe Ivica Daçiq kur të thanë:ndalu mos u nis së me asnjë kushtë nuk guxon ta shkelish trollin e Serbisë,sepse ky teritor është i joni dhe askush nuk ka te drejtë te hyjë zyrtarisht mbrenda pa lejen tonë,e lejen nuk ta japim sepse nuk je i mirëseardhur.Por,nese rastesishtë behesh kokëfort e futesh mbrenda do te arrestojm për hyrjer ilegale,dhe mbi ty do te veproijnë ligjet e Serbisë si për çdo person tjetër te zakonshem.

Krrik,krrik,krrik…u përdhosë për tokë autoriteti i yt z.Pacolli.Por nga ana tjëtër ata jaranat e Hashim Thaçit e Ramush Harajdinaj hyejn e dalin për çdo dite në teritorin e Kosovës ne Veri,pa te pyte fare,e nese i ndalon,ata prap të nesërmen rrasën ne Kosovë bile njarin nga ata,ate me te “rrezikshmin” Radojçiqin këto ditë vete Kryeministri e thirri ne zyrën e tij për te pij nga në raki siç thonë,ja pra kështu bashkëpunon krimi me krimin.Ata po thonë se Veriun është i joni,atje çdo gjë fymon serbishte e asgje shqiptare,dhe nese është gjallë Hashim Thaçi edhe do ta marrim për krejtë,qeshtu jemi marrë vesh ne Bruksel me 2015.

Nuk e di z.Behgjet Pacolli si po ndihësh pas këtij refizimi elegant që ta bani Serbia qe te hyjsh ne teritorin e saj.Pra,nuk e di se për çka është negocu për këto 7 vite me Serbinë,kur ju asaj i ofroni karrotën e ajo juve shkopin duke ju sjellë shpinësë,kur nuk guxon të lëvizish i lirë,u çet nga radhet ushtaret serb nga FSK-u,ne veri luan me ju si maca me mij,e ju paloheni si nusët,por qe çirrëni se domi pajtim me vrasesin etj.etj..Çfarë kuptimi ka ky dialog më Serbinë i cili normalisht edhe nuk do te duhej te ndodhë kurr,sepse Serbisë na nuk i kemi borgj asgje,përkundrazi ajo ka ka neve,sepse na ka vra,djeg e pjek,na i ka dhunu vajzat,nanat dhe motrat tona,na i ka djegë votrat tona,etj.Pra,vetem njeriu i krisur i bamë drrasë i tipit të Hashim Thaçit të gjitha këto qe i ka ba Serbia në Kosovë nuk janë kurgja dhe së Serbin po u deshka ta falë.

Z.Pacolli nuk e di së si po ndihesh,por e di se ndoshta je mushë mend,ti dhe shoket tu ne qeverisje se nese doni dhe nese keni fuqi,sepse është koha ta ndalëni ORËN E DIALOGUT ME SERBINË,por edhe HASHIM THAÇIN DUHET TA NXJERRNI PËR DUARDH E PËR SHKELMA NGA DIALOGU ME SERBINË,sepse te gjitha elmiset e thanme e te shkruem për ta tregojnë se ky është njëri i rrezikshem,se ky është në gjendje ta dëmtojë edhe Kosovën për interesat e veta,siç beri me Demarkacionin kur atedheut tonë edhe ashtu te vogë ia çkapi mbi 8000 hektar tokë.