Bëhuni gati për vikend, na presin këto super ndeshje

17.11.2016 11:05:26

Ky vikend do të jetë shumë i nxehtë, jo për shkak të motit por për shkak se na presin shumë derbi në kontinentin e vjetër.

Bundesliga

Java e 11-të e Bundesligës i gjen përballë dy skuadrat më të mira gjermane.

Dortmundi pret në shtëpi Bayernin, për një ndeshje interesante edhe pse me bavarezët favorit në letër, mirëpo ky sezon i Bundesligës ka dhuruar shumë befasi.

Ndeshja do të luhet të shtunën në ora 18:30.

Premierliga

Manchester Unitet – Arsenal është derbi i xhiros së 12-të të Premierligës angleze.

Manchesteri edhe për kundër shumë investimeve në lojtar të shtrenjtë nuk po arrin të këndellët dhe këtë ndeshje e nis nga pozita e gjashtë, kurse Arsenali është në pozitën e katërt me 24 pikë, ku tre pikë eventuale në këtë ndeshje mund ta bëjnë kryesues.

Ndeshja do të luhet në “Old Traford” të shtunën prej orës 13:30.

Serie A

Milan – Inter, është ndeshja kryesore e javës së 13-të të Serie A italiane.

Interi me trajner të ri do të mundohet të përmirësoj gabimet që i ka bërë gjatë këtij kampionati, ndërsa në anën tjetër, Milani do të përpiqet që të vazhdojë ecurinë e mirë për arritjen e objektivave.

“Derbi della Madonina” do të luhet të dielën prej orës 20:45.

La Liga

Atletico Madrid – Real Madrid është ndeshja e javës së 12-të e La Ligës.

Dy skuadrat madrilene do të ndeshën ndërmjet vete, ku Reali kërkon të mbajë kreun, ndërsa Atletico dëshiron të ngrihet në tabelë.

Ndeshja zhvillohet të shtunën në ora 20:45.