BE’ja kërkon ‘ndërprerjen e menjëhershme’ të luftimeve në Alepo

18.08.2016 20:09:16

Bashkimi Evropian ka kërkuar “ndërprerjen e menjëhershme” të luftimeve në Alepo, kjo për arsye të shpërndarjes së ndihmave mjekësore dhe humanitare.

Mësohet se në qytetin sirian janë bllokuar rreth 1,5 milion civilë.

“BE-ja dhe anëtarët e saj po bëjnë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve në Alepo për të lejuar evakuimin mjekësor, shpërndarjen e ndihmës dhe riparimin e furnizimit me ujë dhe rregullimin e infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë elektrike”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Siguri, Federika Mogerini.