Bejtush Gashi takon komandantin e KFOR-it

03.08.2018 11:27:12

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, ndërsa diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se gjendja është e qetë dhe stabile.

Me këtë rast, u tha se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej.

Ministri Gashi e falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë në Kosovë, gjë që është me rëndësi të madhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje.