Bekim Jashari në 21 vjetorin e masakrës së Izbicës: Ata që e...

Bekim Jashari në 21 vjetorin e masakrës së Izbicës: Ata që e bënë këtët krim ende s kanë marrë denimin e merituar

28.03.2020 13:47:29

Jashari ka shkruar se në rrethana krejtësisht tjera nga vitet e kaluara kujtojmë e nderojmë martirët e kësaj masakre nga fshati Izbicë dhe nga fshatra tjera të Skenderajt e komuna tjera të cilët kishin shkuar për strehim në vendin që dëshmon vuajtet dhe sakrificën e popullit tonë liridashës.

“E pa pranueshme që edhe sot 21 vite pas ende nuk kanë marrë denimin e merituar ata që bënë këtë krim mbi fëmijët, burrat e pleqtë që i rezistuan me jetë spastrimit etnik të okupatorit serb. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit”, ka shkruar ai.