Bekim Jashari pritet në Aqarevë me këngë dhe çifteli

Bekim Jashari pritet në Aqarevë me këngë dhe çifteli

27.12.2020 20:42:39

Kreu i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari, ka vizituar familjen Rrahmani në fshatin Açarevë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook.

Jashari është pritur me këngë dhe çifteli në odën e kësaj familje.

“Një ndejë vëllazërore në lagjen Rrahmani, në Aqarevë. Bisedë e lirë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Një falënderim të veçantë për mikpritjen dhe bisedat e frytshme që bëmë së bashku. Çdo herë i juaji, në shërbimin tuaj!”.