Ben Affleck: Nuk do t’i lejoj fëmijët të aktrojnë pa mbushur 18 vjeç

08.01.2017 19:23:44

Mos prisni që fëmijët e Ben Affleck t’i shihni duke aktruar tani shpejt.  Affleck ka deklaruar se nuk do i lejojë fëmijët e tij që të merren me aktrim, të paktën deri në moshën 18-vjeçare.

Ai ka 3 fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner,Violet 10 vjeç, Seraphina 7 vjeç dhe Samuel 4 vjeç.
“Pasi të kenë mbushur 18 vjeç mund të bëjnë ç’ të duan, por unë do t’i këshilloj që të mos bëhen aktorë”, thotë ai. Ai e arsyeton këtë duke thënë se fama është shumë e vështirë që të përballohet kur je i ri.