Ben Blushi ka një këshillë për Haradinajn pas lirimit

12.01.2017 19:41:02

Deputeti Ben Blushi është shprehur se ishte i bindur për lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Në një status në Facebook, Blushi thotë se tashmë Haradinaj duhet të administrojë me kujdes krizat e brendshme politike në Kosovë.

Statusi i deputetit Ben Blushi:

PËR RAMUSHIN

Isha i bindur që Ramush Haradinaj do lirohej dhe është çështje kohe dhe pastrimi i të shkuarës së tij nga akuza të gjykuara dhe të paprovuara. Kosova, Shqipëria dhe Bashkësia Ndërkombëtare janë me Ramushin por tani i takon dhe atij të administrojë statusin e tij prej martiri për të shmangur krizat e brendshme në Kosovë dhe më gjërë. Cilësia më e lartë e heronjve është maturia!