Benet Adili nga Bujanoci është jashtë rrezikut për jetë, pas plagosjes në Munih

23.07.2016 18:37:11

Beneti ishte në mesin e 21 të plagosurve në Munih, kur i riu 18 vjeçar gjermano-iranian, Ali David Sonboly vrau nëntë persona e më pas kreu vetëvrasje.

Benet Adili nga Konçuli i Bujanocit, i është nënshtruar një operacioni, mjekët gjerman kanë konstatuar se ai tani është jashtë rrezikut për jetë, raporton bujanoci.net.

Benet Adili është plagosur dje në sulmin që ndodhi në Munih të Gjermanisë, ku një sulmues kishte sulmuar qytetarët në një qendër tregtare.

Beneti ishte në mesin e 21 të plagosurve në Munih, kur i riu 18 vjeçar gjermano-iranian, Ali David Sonboly vrau nëntë persona e më pas kreu vetëvrasje, transmeton lajmi.net.

Në këtë sulm kanë mbetur të vrarë edhe tre të rinj shqiptarë, dy nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

Po ashtu e plagosur është edhe një kosovare tjetër.