Belul Beqaj thotë se taksa 100 për qind ishte një “budallaki” e vogël

13.04.2019 16:36:09

Analisti politik, Belul Beqaj e ka quajtur “budallaki” vendimin e Qeverisë Haradinaj, për vendosjen e taksës 100 për qind për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Beqaj në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se taksa e vendosur ka qenë gabim. Por, që më vonë e ka arsyetuar vetën për shkak se e ka penguar vazhdimin e dialogut i cili sipas tij, ka qëllim përfundimtar korrigjimin e kufijve.

“Tarifa ka qenë një gabim, një budallaki e vogël, të cilën e arsyetoj jo për shkaqe ekonomike, por që ndërkohë është transformuar si pengesë politike shumë e rëndësishme për mos vazhdimin e dialogut, që ka për qëllim përfundimtar korrigjimin e kufijve, pra e ka arsyetuar vetën politikisht dhe jo ekonomikisht”, ka potencuar Beqaj gjatë një interviste.

Qeveria e Kosovës, taksën 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e ka vendosur që nga muaji nëntor 2018.

Kundër kësaj takse, janë deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Bashkimi Evropian.

Përkundër presionit që është bërë për heqjen e kësaj takse, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se masa e vendosur do të zgjasë deri një njohje