Beqiri: Edhe i vdekur Rugova po u pengon kriminelëve (Foto)

22.07.2016 12:44:57

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri e ka dënuar largimin e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur akt kriminal.

Beqiri ka shtuar se “edhe i vdekur Rugova po i pengon kriminelët” ndërsa ka kërkuar që me këtë akt të merret policia.

“Te nderuar qytetarë, sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës ndodhi një akt kriminal. Nga një qytetar bandit u hoq fotografia e Presidentit Historik Ibrahim”.

“Këtë akt kriminal e dënojmë ashpër, me atë veprim kriminal të merren organet e drejtesisë. Edhe i vdekur, ai po i pengon kriminelët, por vepra e tij do të jetë e përjetshme. Krenar për ju e me ju President Ibrahim Rugova”, shkruan Beqiri.

3-115