Bergen, një mrekulli e Norvegjisë (Video)

26.07.2017 23:24:33

Padyshim një prej vendeve më të bukur në botë, Norvegjia është një magji fjordesh, luginash, dritash të veriut dhe portesh peshkimi. Megjithatë Bergeni, në brigjet jugperëndimore të vendit, është një magji më vete.

Dikur kryeqytet i vendit, kjo parajsë me traditë lundrimi, e rrethuar nga shtatë male, është një vepër arti shtëpish të lyera me shumë ngjyra, si dhe një atmosferë qyteti që zien, bashkë me sharmin që karakterizon qytetet e vogla.