Berisha-deputetëve: Kujtoni betimin e deputetit para se të votoni me 1 shtator

25.08.2016 16:37:06

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha u ka kujtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës betimin që e kanë bërë ata kur e kanë marrë këtë pozitë.

Ai ka thënë se deputetët para se të votojnë me 1 shtator duhet të kujtojnë këtë betim ku thuhet se “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj…”.

Lexoni statusin e plotë të tij në Facebook:

Kolegë deputetë para se me ardhë në seancën plenare të 1 shtatorit ju kujtoj…

/Betimi i deputetëve / Neni 10/ Regullorja e Punës së Kuvendit.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem!

Me respektë Zafa