Berisha: Kodi telefonik fitore e Serbisë, Edita Tahiri mashtruese ordinere

27.09.2016 16:35:37

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha vlerëson se deklaratat e Gjuriq për kodin telefonik si kod gjeografik janë më afër të së vërtetës në raport me siç e quan ai, të dëshmuarën mashtruesen ordinere Edita Tahiri.

Sipas Berishës, fakti, që Serbia është pale në bisedime për kodin, ndonëse ITU si agjension i OKB, nuk ka të bëj asgjë me Serbinë, tregon se kompromiset e palës kosovare janë shndërruar në rregullore.

Ai thotë se Kosova eventualisht merr kodin nga ITU përmes Serbisë, që nuk i sjell asnjë dobi domethënëse.

Lexo postimin në Facebook: