Berisha publikon emrin e oficerit të policisë që “kapi” Habilajt

26.10.2017 11:35:39

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar emrin e një tjetri oficeri policie që flet për lidhjet e Habilajve. Bëhet fjalë për Antonio Nazeraj, një oficer antidroge në Policinë e Fierit, i larguar nga detyra.

Sipas dëshmisë së tij, të cituar nga Berisha, Habilajt me makinën e ish-ministrit Saimir Tahiri me targë AA 003 refuzonin kontrollet e policisë dhe në një rast të shoqërimit të tyre u urdhërua lirimi i tyre dhe bëri që ai të vihej në shënjestër për eliminimin fizik dhe nisjen e procedurave për largimin e Nazerajt.

Postimi i plotë i Berishës

Një oficer tjetër i antidrogës kryqëzon Tahirin, vërteton lidhjet e tij kriminale me Habilajt!

Të dashur miq, përveç Zaganit një oficer tjetër i antidrogës së Fierit, Antonio Nazeraj dëshmon në media:

– Habilajt me makinën e Tahirit me targë AA003…refuzonin kontrollet e policisë,

– pas shoqërimit të tyre, në një rast në polici, jo vetëm u urdhërua lirimi i menjëhershëm

i tyre dhe makinës por

– bëri që ai të vihej në shënjestër të bandës për eliminimin e tij fizik dhe,

– nisjen e procedurave që sollën largimin e tij nga policia!